MATCH PREVIEW | Xhiroja e 33: Makedonija Gj.P. -Shkëndija

No image

“Kuqezinjtë” të dielën luajnë në Gjorçe Petrov me Makedonijën, ndërsa me mendje do të jenë në finalen e Kupës që luhet të mërkurën në Strumicë. Ndeshja luhet në orën 16:30, ndërsa trajneri Selimi planifikon të pushojë disa lojtarë dhe tu japë shans më të rinjëve.

Shkëndija të dielën zhvillon ndeshjen e xhiros së 33-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë përballë Makedonija Gj.P. në Shkup, ndërsa vëmendja është përqendruar te finalja e Kupës të mërkurën me Pelisterin. Gjithsesi trajneri Selimi kërkon nga ekipi të merren gjërat me rradhë dhe në ndeshjen me Makedonija Gj.P. futbollistët të hyjnë me seriozitet maksimal.

 

Pa marrë parasysh pozitën e kundërshtarit, Shkëndija respekton ekipin shkupjan dhe përcaktimi mbetet tre pikë pa marrë parasysh fakti që trajneri Selimi do të pushojë disa futbollistë dhe shans për të luajtur do tu jep lojtarëve të cilët kanë pasur më pak minuta në ndeshjet e kaluara.
“Kuqezinjtë” këtë sezon kanë fituar bindshëm tre ndeshjet paraprake me Makedonija Gj.P. (3:0, 0:4 dhe 5:1) me goldiferencë bindëse 12:1 dhe pretendohet që me këtë stil të mbyllet edhe ballafaqimi i fundit me këtë rival.

TRAINING GALLERY

Përballja Makedonija Gj.P. – Shkëndija luhet të dielën në Shkup me fillim në orën 16:30.