MATCH PREVIEW | Xhiroja e 32: Shkëndija-Bregallinca

No image

“Kuqezinjtë” të dielën përballen me Bregallnicën në takimin e vlefshëm për xhiron e 32-të në LPFM. Ndeshja luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:30, ndërsa shkaku i dënimit që vuan klubi dyert për shikuesit do të jenë të mbyllura.

 

Shkëndija gostit Bregallnicën e Shtipit në takimin e dytë si vendase pa praninë e tifozëve, shkaki i ndëshkimit të shqiptuar nga ana e Komisionit në Disciplinës së FFM-së. Pas Vardarit në xhiron e 29-të kur fituan 3:1, “kuqezinjtë” vazhdojnë vuajten e dënimit prej katër ndeshjeve pa tifozë (dënimi fillestar ishte 6-të ndeshje, por u reduktua pas ankesës së Shkëndijës), ndërsa kërkojnë tre pikë të reja në përballjen me ekipin nga Shtipi.

Kundërshtari vjen me shpresë për të shkëputur ndonjë pikë në luftën për mbijetesë, mirëpo nga tabori “kuqezi” edhe pse respektojnë kundërshtarin si gjithë tjerët, kur të fillojë ndeshja imperativi i vetëm mbetet fitorja. Stafi teknik në dispozicion ka gjithë futbollistët, nuk ka pezullime apo lëndime, ndërsa i gatshëm është edhe mbrojtësi Egzon Bejtullai që qëndroi një kohë jashta terenit shkaku i dëmtimit pikërisht në përballjen e fundit me Bregallnicën në Shtip, të fituar 3:1 nga Shkëndija.

Këtë sezon në tre përballjet paraprake Shkëndija ka dy fitore dhe një barazim, ndërsa kërkohet fitore e re në përplasjen e fundit mes veti në kuadër të kësaj kampanje.
Shkëndija-Bregallnica luhet të dielën në orën 16:30 në stadiumin e qytetit në Tetovë.

TRAINING GALLERY