MATCH PREVIEW | Xhiroja e 24: Shkëndija-Makedonija Gj.P.

No image

“Kuqezinjtë” të dielën presin Makedonija Gj.P. në takimin e vlefshëm kampional nga i cili kërkohen tre pikë të reja në luftën për kreun e tabelës. Stafi teknik pritet të kombinojë formacion që do të sulmojë fitoren prej minutës së parë. Takimi nis në orën 15:00.

Pas dy javëve pauzë rikthehen garat në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Në pauzën për shkak të ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese në eliminatoret për kampionatin botëror “Rusi 2018”, Shkëndija shkoi me fitore 3:1 në fushë të Bregallnicës në Shtip, ndërsa me të njejtin rritëm pretendohet të vazhdohet të dielën kur në kuadër të xhiros së 24-t në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë në Tetovë pritet Makedonija Gj.P..

Pauza ishte e mirëseardhur fillimisht për pushim dhe më pas edhe për një mikrocikël përgatitor në të cilin mes tjerash u punua edhe në përmirësimin kondicional dhe fizik. Ndoshta hendikep ishte fakti që një pjesë e futbollistëve nuk kishin fare pushim shkaku i angazhimeve me ekipet përfaqësuese, mirëpo gitihsesi stafi teknik vlerëson se ekipi është i gatshëm për vazhdimin e kampionatit. Pozita e rivalit nga Shkupi nuk gënjen, futbollistët me seriozitet maksimal shikojnë këtë ndeshje dhe Makedonija Gj.P. do të pritet me respekt si gjithë skuadrat tjera, vetëm se pikët e shpëtimit duhet t’i kërkojë dikund tjetër. Për shkak të pezullimit për kartonin e kuq nga ndeshja me Bregallnicën do të mungojë Ivan Çelikoviç, ndërsa lëndimi e len jashta Egzon Bejtullain.

Hasani disa ditë ushtron me intenzitet maksimal, por stafi teknik do të vendosë nëse do ta aktivizojë prej fillimit apo kapiteni dhe ndonjë futbollist tjetër do të lihen në pankinë për të lënë hapsirë për lojtarë tjerë të nisin ndeshjen.

Ndiqni videon nga seanca e fundit stërvitore në prag të takimit të nesërm

Përballja Shkëndija-Makedonija Gj.P. luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orë  15:00.