Match-Preview | Valmiera vs Shkëndija

No image

Të enjte me fillim në orën 17:00, Shkëndija në Riga të Letonisë do të zhvillojë ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminiator të Ligës së Konferencës kundër ekipit të Valmiera FC. Kuqezinjtë në Letoni do të kërkojnë të përsërisin lojën dominuese të treguar në dy ndeshjet e raundit të parë dhe nga Letonia do të kërkojnë të kthehen me rezultat pozitiv.

Detajet e ndeshjes:

E enjte, 21 korrik
Raundi i dytë eliminator i UEFA Conference League
Stadiumi Daugava në Riga
🆚 Valmiera FC  | ⏱ 17:00 | SuperSport 3

Opinioni:

Ferhan Hasani: “Do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër nga ajo e raundit të parë. Nëse arrijmë të përsërisim lojën bindëse që e treguam në ndeshjet ndaj FC Araratit ku e dominuam totalisht kundërshtarin, mendoj se mund të nxjerrim rezultat pozitiv. Fakti që ndeshjen e parë e luajmë si mysafir mendoj se shkon në favorin tonë sepse në ndeshjen kthyese në Shkup përpara tifozëve tanë do të arrijmë të sigurojmë kualifikimin në raundin tjetër. E gjithë skuadra është e motivuar për ndeshjen dhe besoj se me angazhim maksimal në Letoni do të arrijmë rezultat pozitiv”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Michal Ocenas, do t’i ndihmojnë Tomas Vorel dhe Adam Jekkel, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Filip Glova, që të gjithë nga Sllovakia.

Të rejat në skuadër:

Në këtë ndeshje të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerit Shaqiri dhe janë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

Valmiera FC është lider aktual në Virsliga, kategoria më e lartë e futbollit në Letoni. Është skuadër e themeluar në vitin 1996, ndërsa ky është ky sezoni i tretë me radhë që ky ekip merr pjesë në garat në kompeticionet evropiane. Do të jetë kjo përballja e dytë e kuqezinjve me skuadër nga Letonia, pasi vitin e kaluar Shkëndija në kuadër të Ligës së Konferencës u takua me ekipin Riga FC.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME