Match Preview | Tikveshi vs Shkëndija

No image

Kuqezinjtë të dielën në transfertën me Tikveshin në Prilep nisin sezonin e ri garues në LPFMV, ku do të kërkohet titulli i pestë kampion.

Detajet e ndeshjes:

  • E dielë, 8 gusht
  • Liga e Parë, xhiroja e parë
  • Stadiumi “Goce Dellçev” – Prile
  • 🆚 Tikveshi | ⏱ 17:30 | 📺 Shkëndija Channel Youtube

Opinioni:

Bejtullai: “Edhe pse në Evropë nuk morëm rezultatet e dëshiruara dhe është e natyrshme të jemi të zhgënjyer, prapë mendoj se sezoni fillon në kohë për ne në aspekt të kapjes së ritmit garues. Është sezon i ri dhe ne hyjmë me ambicie të vjetra, na intereson vetëm titulli. Me trajnerin e ri Akrapoviç kemi punuar këtë javë enkas për startin e sezonit. Tikveshi kthehet pas shumë viteve në elitë, janë të morivuar dhe fakti që ndeshen me kampionin i entuziazmon edhe më shumë për të dhënë gjithçka. E dimë se do të kemi punë të vështirë, por besoj në rezultat pozitiv pasi realisht jemi ekip më cilësorë. Natyrisht këtë duhet ta tregojmë në terren dhe mendoj se jemi të gatshëm të japim më të mirën”.

Të rejat në skuadër:

Me vetëm pesë seanca stërvitore pas vetes dhe pa mundësi as për një ndeshje testuese, trajneri i rikthyer në Shkëndijë, Bruno Akrapoviç do të ketë debutimin e dytë në pankinën kuqezi. Shkaku i lëndimit jashta kombinimit mbetet Bruno Dita, ndërsa i pezulluar me karton të kuq nga ndeshja e parafundit të sezonit të kaluar kundër Makedonija Gj.P. është sulmuesi anësorë, Ljupço Doriev. Lojtarët tjerë janë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

Tikveshi

Pozita momentale: Rikthehen në elitë pas 17 viteve

Ecuria: Tikveshi gati dy dekada nuk luan në Ligën e Parë dhe rikthimi në elitë provokoi eufori futbollistike në qytetin e Kavadarit. Vitin e shkuar Tikveshi u ndal në vendin e dytë në Ligën e Dytë dhe kualifikimin në elitë e siguruan pas fitores 1:0 përballë Sileksit në ndeshjen e balotazhit për plotësimin e Ligës së Parë. 

Për shkak të punimeve në rinovimin e zhveshtoreve në stadiumin e qytetit në Kavadar, Tikveshi do të presë Shkëndijën në Prilep.

🆚 Tikveshi | ⏱ 17:30 | 📺 Shkëndija Channel Youtube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME