Match-Preview | Tikvesh vs Shkëndija

No image

Të mërkurën me fillim në orën 16:00 në Stadiumin e Qytetit në Kavadar kuqezinjtë ndaj ekipit të Tikveshit do të zhvillojnë ndeshjen e xhiros së pestë të LPFMV-së.

Pas disfatës në xhiron paraprake, kuqezinjtë do të futen në fushën e gjelbër me të vetmin synim rikthimin te fitoret dhe marrjen e tre pikëve.

Hera e fundit që kuqezinjtë u përballën me Tikveshin ishte ndeshja e muajit mars të këtij viti, kur Shkëndija në Stadiumin e Qytetit në Tetovë fitoi me rezultatin 2:1, me golat që asokohe i shënuan Dorievi dhe Nafiu.

Shkëndija dhe Tikveshi në kuadër të ligës së parë gjatë historikut ndërmjet veti kanë zhvilluar gjithsej 7 ndeshje, nga të cilat kuqezinjtë kanë shënuar 3 fitore, Tikveshi ka 1 fitore, ndërsa 3 përballje kanë përfunduar me barazim.

Detajet e ndeshjes:
E mërkurë, 31 gusht
Liga e Parë, xhiroja e pestë
Stadiumi i Qytetit në Kavadar
🆚 Tikvesh  | ⏱ 16:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

Opinioni:

Reshat Ramadani: “Patjetër e kemi të rikthehemi fuqishëm te fitoret, pas atij rezultati negativ në ndeshjen e fundit. Nuk kemi asnjë alternativë tjetër përpos tre pikëve. Kjo posaçërisht kur të kemi parasysh se me fitore do të rikthehet edhe vetëbesimi te skuadra, e më pastaj të marrim të gjitha ndeshjet një nga një dhe të regjistrojmë seri më të gjatë të fitoreve”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Jovan Kaçevski nga Struga, do t’i ndihmojnë Kushtrim Lika dhe Zoran Jankullovski, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Marjan Stojanovski.

Të rejat në skuadër:

Për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në xhiron paraprake, Klisman Cake mbetet i pezulluar për këtë ndeshje. Të gjithë lojtarët tjerë do të jenë në dispozicion të trajnerit Shaqiri.

Kundërshtari:

Tikvesh

Ecuria: Sezonin e kaluar Tikveshi luajti ndeshjen e balotazhit për mbetje në Ligën e Parë dhe triumfoi ndaj ekipit të Voskës me rezultatin 4:1, me çka e siguroi vendin për pjesëmarrje në Ligën e Parë. Këtë sezon garues në tre ndeshje ka regjistruar 1 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim. Në ndeshjen e fundit në cilësinë e mysafirit pësoi disfatë nga Rabotniçki me rezultatin 2:0.

🆚 Tikvesh | ⏱ 16:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME