Match-Preview | Struga vs Shkëndija | Friendly

No image

Ditën e diel kuqezinjtë në qytetin e Kërçovës do të zhvillojnë ndeshje miqësore me ekipin e Struga Trim Lum.

Kampionati gjendet në pauzë dy javore për shkak të ndeshjeve playoff të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për kualifikim në Kupën e Botës, ndërsa kuqezinjtë me këtë miqësore do të ruajnë formën e cila është e nevojshme për vazhdimin e kampionatit. Trajneri Akrapoviq do të ketë rastin që në lojë të inkuadrojë të gjithë ata lojtarë të cilët nuk e kanë fituar minutazhin e mjaftueshëm, si dhe afrimet e fundit në skuadër nga radhët e shpresave të Shkëndijës.

Ndeshja miqësore do të luhet në stadiumin e qytetit në Kërçovë, me fillim në orën 15:00.

Detajet e ndeshjes:

E diel, 27 mars
Ndeshje miqësore
Stadiumi i qytetit në Kërçovë
🆚 Struga Trim Lum | ⏱ 15:00 |

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME