Match-Preview | Struga T&L vs Shkëndija

No image

Ditën e dielë me fillim në orën 15:00, në kuadër të xhiros së tetë të LPFMV-së kuqezinjtë në Stadiumin e Qytetit në Strugë do të përballen me ekipin e Struga Trim Lum. Kjo përballje vjen vetëm pas katër ditësh nga ndeshja në kuadër të garave të kupës, ku Shkëndija arriti fitore ndaj ekipit Kit Go.

Me dy fitore rradhazi si mysafir e me asnjë gol të pranuar nga tre ndeshjet e fundit, kuqezinjtë për në qytetin e Strugës do të nisen për të siguruar fitoren e rradhës dhe për të arkëtuar tre pikë të reja.

Detajet e ndeshjes:

E dielë, 26 shtator
Liga e Parë, xhiroja e tetë
Stadiumi i Qytetit në Strugë
🆚 Struga Trim Lum | ⏱ 15:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

Opinioni:

Valmir Nafiu: “Jemi të vetëdijshëm se në Strugë na pret një ndeshje shumë e vështirë sepse Struga luan mjaft mirë, posaçërisht kur luan si vendas. Por ne jemi rikthyer te fitoret dhe kemi shënuar dy fitore rradhazi në terren mysafir, prandaj besoj fuqishëm që nga Struga do të kthehemi me tre pikë”.

Të rejat në skuadër:

Pas debutimit në garat e kupës, Sindrit Guri do të ketë paraqitjen e parë në kuadër të kampionatit në Ligën e Parë. Poashtu edhe të gjithë lojtarët tjerë janë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

Struga

Pozita momentale: Ekipi i Struga Trim Lum gjendet në vendin e 5 në tabelën e klasifikimit me 12 pikë të tubuara, dy më shumë se Shkëndija.

Ecuria: Struga Trim Lum në shtatë xhirot e kaluara ka shënuar tre fitore, tre barazime dhe një humbje.

🆚 Struga | ⏱ 15:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

About Author

TË NGJASHME