Match-Preview | Shkëndija vs Valmiera

No image

Të enjten me fillim në orën 20:00 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen kthyese ndaj skuadrës letoneze Valmiera FC. Me epërsinë prej një goli nga ndeshja e parë, respektivisht me avantazhin me rezultatin 2:1, kuqezinjtë në Stadiumin “Todor Proeski” në Shkup do të kërkojnë kualifikimin në raundin e tretë të Uefa Ligës së Konferencës.

Detajet e ndeshjes:
E enjte, 28 korrik
Ndeshja kthyese – raundi i dytë eliminator i UEFA Conference League
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup
🆚 Valmiera FC  | ⏱ 20:00 | 📺 SuperSport

Opinioni:

Doriev: “Do të jetë një ndeshje e vështirë, krejtësisht ndryshe nga ndeshja e parë në Letoni. Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm për shkak se ata treguan që janë shumë të rrezikshëm në repartin ofensiv. Por ne jemi të përgatitur që të dëshmojmë se e meritojmë kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Kevin Clancy, do t’i ndihmojnë David McGeachie dhe Sean Carr, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Craig Napier, që të gjithë nga Skocia.

Të rejat në skuadër:

Për këtë ndeshje të gjithë lojtarët janë të gatshëm për lojë dhe të gjithë do të jenë në dispozicion të trajnerit Artim Shaqiri.

Kundërshtari:

Valmiera FC është lider aktual në Virsliga, kategoria më e lartë e futbollit në Letoni. Është skuadër e themeluar në vitin 1996, ndërsa ky është ky sezoni i tretë me radhë që ky ekip merr pjesë në garat në kompeticionet evropiane. Është kjo përballja e dytë e kuqezinjve me skuadër nga Letonia, pasi vitin e kaluar Shkëndija në kuadër të Ligës së Konferencës u takua me ekipin Riga FC.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME