Match-Preview | Shkëndija vs Tikvesh

No image

Kuqezinjtë ditën e shtunë me fillim në orën 14:00 në Stadiumin e qytetit në Tetovë do të zhvillojnë ndeshjen kundër ekipit të Tikveshit nga qyteti i Kavadarit. Me këtë ndeshje fillon faza e dytë e sezonit garues 2021/22, respektivisht do të zhvillohen ndeshjet në kuadër të xhiros së dymbëdhjetë të LPFMV-së.
Kjo përballje vjen pas dy fitoreve rradhazi gjatë javës së kaluar, ndërsa kuqezinjtë do të kërkojnë të përsërisin lojën dominante të cilën e kanë treguar gjatë ndeshjeve të fundit, dhe me fitore të ngjiten në pjesën e sipërme të renditjes tabelare.

Detajet e ndeshjes:

E shtunë, 30 tetor
Liga e Parë, xhiroja e dymbëdhjetë
Stadiumi i qytetit në Tetovë
🆚 Tikvesh | ⏱ 14:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

Në bazë të Vendimit të Qeverisë për vendosjen e masave restriktive për organizimin e ndeshjeve sportive, për prezencë në ndeshje duhet të tregohet:

certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht aplikimin e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19.

Opinioni:

Processed with VSCO with m5 preset

Mexhit Neziri: “Në tre ndeshjet e fundit të zhvilluara në Tetovë ne kemi tre fitore mjaft bindëse, pa asnjë gol të pranuar. Tash na presin tre ndeshje të ardhshme, të gjitha në Tetovë, dhe normalisht se do të kërkojmë fitore. Edhe në ndeshjen me Tikveshin futemi të motivuar për të marrë tre pikët. Atmosfera në skuadër është në nivel të lartë pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit. Me këtë xhiron e 12-të fillon faza e dytë, dhe shpresojmë në këtë fazë të grumbullojmë më shumë pikë sesa në fazën që e lam pas në 11 xhirot e kaluara”.

Kundërshtari:

Tikveshi

Pozita momentale: Tikveshi momentalisht gjendet në vendin e parafundit në tabelë, me 6 pikë të tubuara nga njëmbëdhjetë xhirot e deritanishme.

Ecuria: Tikveshi në këtë sezon garues u inkuadrua në Ligën e Parë, duke e mundur ekipin e Sileksit në ndeshjen e balotazhit për ngjitje në Ligë të Parë. Për shkak të rezultateve të dobëta në gjashtë xhirot e para, Tikveshi shkarkoi trajnerin Pane Bllazhevski dhe në vendin e kryetrajnerit që nga xhiroja e tetë gjendet Vllatko Kostov. Në ndeshjen kundër Shkëndijës ekipi i Tikveshit vjen pas humbjes në Shkup nga ekipi i Skopjes, me rezultatin 2:1.

🆚 Tikvesh | ⏱ 14:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME