Match-Preview | Shkëndija vs Struga

No image

Kuqezinjtë ditën e diel me fillim në orën 14:00 në Stadiumin e Qytetit në Tetovë do të zhvillojnë ndeshjen e parë të gjysmë sezonit pranveror, ndërsa kundërshtar i Shkëndijës në xhiron e 19-të të LPFMV-së është ekipi i Struga Trim Lum.

Kundër Strugës kuqezinjtë do të kërkojnë që me fitore të hapin stinorin pranveror të këtij sezoni garues dhe me tre pikë të reja të vazhdojnë betejën për mbrojtjen e titullit kampion të Maqedonisë së Veriut.

Detajet e ndeshjes:

E diel, 13 shkurt
Liga e Parë, xhiroja e nëntëmbëdhjetë
Stadiumi i Qytetit në Tetovë
🆚 Struga Trim Lum | ⏱ 14:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

Opinioni:

Egzon Bejtullai: “Gjatë pauzës dy mujore, që nga përfundimi i sezonit vjeshtor, kemi punuar në mënyrë intensive me qëllim që të jemi sa më të përgatitur për fillimin e sezonit pranveror. Gjatë afatit kalimtar të janarit patëm disa përforcime, dhe ata veç më janë ambientuar në skuadrën tonë, e si rrjedhojë atmosfera në skuadër është shumë pozitive. Për ne është shumë me rëndësi që të fillojmë me fitore gjysmë sezonin pranveror. Kjo aq më tepër që të rrisim edhe më tepër vetëbesimin dhe të qëndrojmë sa më afër vendit të parë në renditjen tabelare. Ekipin e Struga Trim Lum e njohim mjaft mirë, pasi që gjatë sezonit vjeshtor patëm dy përballje kundër kësaj skuadre. Struga ka një skuadër mjaft të mirë dhe prandaj ne duhet të jemi maksimalisht të koncentruar gjatë ndeshjes”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Marjan Mlladenovski nga Shkupi, do t’i ndihmojnë Daniell Vasilevski nga Shkupi dhe Martin Petkovski nga Kumanova, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Dejan Mlladenovski nga Shkupi.

Të rejat në skuadër:

Pesë përforcimet e reja të kuqezinjve, mbrojtësit Cake e Manevski, mesfushorët Hasani e Mensalao, si dhe sulmuesi Markoski, janë të gatshëm për lojë. Poashtu edhe të gjithë lojtarët tjerë do të jenë në dispozicion të trajnerit Akrapoviq.

Kundërshtari:

Struga

Pozita momentale: Ekipi i Struga Trim Lum gjendet në vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit me 26 pikë të tubuara.

Ecuria: Struga Trim Lum në pesë xhirot e fundit në ligë ka shënuar dy fitore, një barazim dhe dy humbje.

🆚 Struga | ⏱ 14:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME