Match-Preview | Shkëndija vs Shkupi

No image

Shkëndija ditën e martë me fillim në orën 15:00, në kuadër të xhiros së gjashtë të LPFMV-së, në Stadiumin e qytetit në Tetovë do përballet me ekipin e Shkupit. Kjo përballje vjen pas pauzës për shkak të ndeshjeve kualifikuese të përfaqësues së Maqedonisë së Veriut, ndërsa këtë pauzë kuqezinjtë e kanë shfrytëzuar për të konsoliduar rradhët dhe për t’u kthyer më të fuqishëm në kampionat.

Gjatë kësaj periudhe të pauzës, Shkëndija u përforcua me dy lojtarë cilësorë, edhe atë në mesfushë me lojtarin nga Kameruni Jessie Guera Djou, ndërsa si përforcim kapital u zyrtarizua edhe ardhja e sulmuesit të kombëtares shqiptare Sindrit Guri.

Detajet e ndeshjes:

E martë, 14 shtator
Liga e Parë, xhiroja e gjashtë
Stadiumi i qytetit në Tetovë
🆚 Shkupi | ⏱ 15:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

Në bazë të Vendimit të Qeverisë për vendosjen e masave restriktive për organizimin e ndeshjeve sportive, për prezencë në ndeshje duhet të tregohet:

certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht aplikimin e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19.

Opinioni:

Armend Alimi: “Ndeshjet derbi çdoherë janë të paparashikuara dhe të rënda, kemi përballë një kundërshtar të fortë që këtë sezon kanë ambicie të mëdha, por kjo ndeshje për ne është mundësi që të kthehemi te fitoret dhe të kthejmë sa më shpejtë fytyrën e vërtetë të Shkëndijës. Këto dy javë i kemi shfrytëzuar mirë për t’u përgatitur psiqikisht dhe fizikisht, prandaj mendoj se të martën me angazhim dhe motivim maksimal do t’i gëzohemi fitores së re, që për ne do të ishte shumë e rëndësishme”.

Të rejat në skuadër:

Nga dy përforcimet e reja që i’u bashkëngjitën skuadrës gjatë afatit kalimtar, vetëm mesfushori Jessie Djou ka të drejtë loje, përderisa sulmuesi Sindrit Guri akoma nuk e ka fituar të drejtën për lojë. Pritet që në xhiron e ardhshme Guri të ketë paraqitjen e parë për kuqezinjtë. Lojtarët tjerë janë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

Shkupi

Pozita momentale: Shkupi momentalisht ka 10 pikë të tubuara nga pesë ndeshje të zhvilluara deri tani.

Ecuria: Skuadra e Shkupit këtë sezon garues e ka filluar me një skuadër krejt ndryshe nga ajo e vitit të kaluar, respektivisht ka larguar shumë lojtarë dhe në vend të tyre ka sjellur përforcime të reja. Në pesë xhirot e kaluara ka shënuar tre fitore, një barazim dhe një humbje nga ekipi i Struga Trim Lum.

🆚 Shkupi | ⏱ 15:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME