Match Preview | Shkëndija vs Renova

No image

Kuqezinjtë nesër (e dielë) me fillim në orën 17:00h luajnë kundër ekipit të Renovës në stadiumin e qytetit në Tetovë, në kuadër të xhiros së dytë, me ç’rast do të kërkohet edhe fitorja e parë në sezonin e ri 2021/2022.

Detajet e ndeshjes:

E dielë, 15 gusht
Liga e Parë, xhiroja e dytë
Stadiumi i qytetit në Tetovë
🆚 Renova ⏱ | 17:00 | 📺 Shkëndija Channel Youtube

Opinioni:
Besart Ibraimi:
“Është e vërtetë se në ndeshjen e parë kundër Tikveshit nuk arritëm të fitojmë, por mendoj se luajtëm një ndeshje shumë të mirë, lojë sulmuese me shumë raste për të shënuar gol. Fatkeqësisht na mungoi realizimi, por mendoj se nesër kundër Renovës do ta përsërisim lojën sulmuese dhe shpresoj që do të arrijmë të shënojmë gol, t’i fitojmë 3 pikët dhe të gëzojmë tifozët.

“Të luash kundër Renovës mesiguri që nuk është e lehtë pasi që jemi ekipe që e njohim njëra-tjetrën, por mendoj se kemi ekip më kualitativ dhe do të arrijmë të fitojmë”.

Të rejat në skuadër:

Shkaku i lëndimit jashta kombinimit mbetet Bruno Dita. Lojtarët tjerë janë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

Renova

Ecuria: Në kuadër të xhiros së parë, ekipi i Renovës në terren vendas në Tetovë u nda me barazim 1:1 kundër ekipit të Skopjes.

🆚 Renova | ⏱ 17:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME