Match-Preview | Shkëndija vs Rabotniçki

No image

Shkëndija ditën e diel me fillim në orën 14:00, në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë të LPFMV-së, në Stadiumin e qytetit në Tetovë do të përballet me ekipin e Rabotniçkit nga Shkupi. Kjo përballje vjen pas fitores së thellë me rezultatin 5:0 ndaj Renovës në kuadër të garave të kupës.

Kundër Rabotniçkit kuqezinjtë do të kërkojnë të përsërisin lojën e bukur dhe dominuese të cilën e shfaqën në ndeshjen e fundit dhe me fitore t’u bashkëngjitemi skuadrave të cilat gjenden në kreun e tabelës.

Detajet e ndeshjes:

E diel, 24 tetor
Liga e Parë, xhiroja e njëmbëdhjetë
Stadiumi i qytetit në Tetovë
🆚 Rabotniçki | ⏱ 14:00 | 📺 Shkëndija Channel Youtube

Në bazë të Vendimit të Qeverisë për vendosjen e masave restriktive për organizimin e ndeshjeve sportive, për prezencë në ndeshje duhet të tregohet:

certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht aplikimin e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19.

Opinioni:

Sindrit Guri: “Ngjashëm si në çdo ndeshje që futemi për të fituar, edhe në përballjen kundër Rabotniçkit do të tentojmë të fitojmë. Atmosfera brenda në skuadër është mjaft e mirë, e për këtë na ndihmoi fitorja me rezultat të thellë në garat e kupës, që na dha motiv më tepër për ndeshjet e rradhës. Ndaj Rabotniçkit presim fitore dhe objektivi ynë është që të ngjitemi në kreun e tabelës, këtë të gjithë e duam dhe kemi besim se mund t’a arrijmë. Por të mos harojmë që jemi një skuadër me mjaft lojtarë të ri që po ambientohemi dalëngadalë, e normalisht që për këtë nevojitet edhe kohë. Më e rëndësishme është që të gjithë e japim maksimumin që të arrijmë në nivelin që ne e duam dhe që pritet nga ne”.

Kundërshtari:

Rabotniçki

Pozita momentale: Rabotniçki është i renditur në vendin e pestë në tabelë, me 15 pikë të tubuara nga dhjetë xhirot e deritanishme.

Ecuria: Në pesë ndeshjet e fundit skuadra e Rabotniçkit ka dy fitore, një barazim dhe dy humbje. Në ndeshjen kundër Shkëndijës vjen pas humbjes në terren vendas nga ekipi i Skopjes, me rezultatin 0:1.

🆚 Rabotniçki | ⏱ 14:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME