Match-Preview | Shkëndija vs Pelister

No image

Ditën e diel me fillim në orën 13:00, në kuadër të javës së gjashtëmbëdhjetë të LPFMV-së, kuqezinjtë në stadiumin e qytetit në Tetovë do të përballen me ekipin e Pelisterit nga Manastiri.

Kuqezinjtë në këtë ndeshje do të kërkojnë patjetër të fitojnë, aq më tepër që tani skuadra do të jetë e përqendruar vetëm në kampionat, e aty jemi në seri të mirë të rezultateve pasi që në 5 ndeshjet e fundit kemi 4 fitore dhe 1 barazim.

Ndeshja e fundit e Shkëndijës kundër Pelisterit u zhvillua në fund të muajit gusht në Manastir, ndeshje kjo që përfundoi me barazimin 2:2.

Detajet e ndeshjes:

E diel, 5 dhjetor
Liga e Parë, xhiroja e gjashtëmbëdhjetë
Stadiumi i qytetit në Tetovë
🆚 Pelister | ⏱ 13:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Vllatko Ilioski, do t’i ndihmojnë Ile Misheski dhe Marjan Smilkoski, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Kirill Smokvoski, që të gjithë nga qyteti i Prilepit.

Opinioni:

Kostadin Zahov: “Padyshim që jemi favorit kundër Pelisterit, por fitorja arrihet vetëm me angazhim maksimal në terren, andaj nuk duhet të lejojmë që të na mashtrojë roli i favoritit në letër. Plus kësaj, kjo është një ndeshje të cilën ne duhet ta fitojmë patjetër sepse tani më jemi të koncentruar vetëm në kampionat. Sidoqoftë, në ndeshjet e fundit të kampionatit ne kemi një ecuri mjaft të suksesshme. Kemi shumë lojtarë cilësorë në rradhët tona të cilët mund ta zgjidhin ndeshjen në çdo moment. Andaj besoj se kundër Pelisterit do të arkëtojmë tre pikë të reja dhe do të vazhdojmë serinë e fitoreve në kuadër të kampionatit”.

Të rejat në skuadër:

Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

Pelisteri

Pozita momentale: Ekipi i Pelisterit gjendet në vendin e fundit në tabelë, me vetëm 5 pikë të tubuara.

Ecuria: Në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, ekipi i Pelisterit ka katër humbje dhe një barazim. Në ndeshjen e fundit barazoi pa gola në terren vendas me ekipin e Skopjes.

🆚 Pelister | ⏱ 13:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME