Match-Preview | Shkëndija vs Makedonija GP

No image

Ditën e shtunë në takimin e javës së 29-të, Shkëndija në Stadiumin e Qytetit në Tetovë do të jetë nikoqire e skuadrës së Makedonija Gj.P.

Kuqezinjtë në këtë ndeshje kanë të vetmin synim marrjen e tre pikëve dhe futjen në një seri të fitoreve në takimet e mbetura deri në përfundim të kampionatit.

Të dyja skuadrat për herë të fundit u takuan në muajin nëntor të vitit të kaluar në Gjorçe Petrov, ndeshje kjo të cilën e fitoi Shkëndija me rezultatin 2:1.
Ndërkaq gjatë historikut kuqezinjtë me Makedonija Gj.P. janë përballur në gjithsej 35 ndeshje, prej të cilave Shkëndija ka 18 fitore, Makedonija Gj.P. ka 8 fitore, ndërsa 9 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Detajet e ndeshjes:

E shtunë, 23 prill
Liga e Parë, xhiroja e njëzetenëntë
Stadiumi i Qytetit në Tetovë
🆚 Makedonija Gj.P. | ⏱ 16:00 | 📺 Shkëndija Channel Youtube

Opinioni:

Andre Mensalao: “Ashtu siç po futemi në fazën finale të kampionatit, secila ndeshje bëhet më e rëndësishme se ajo paraprake. Në këtë ndeshje vijmë nga barazimi në xhiron e kaluar ku nuk arritëm të fitojmë edhe pse luajtëm mjaft mirë. Makedonija Gj.P. ka një ecuri mjaft të mirë në kampionat por neve na duhet fitorja patjetër dhe besoj se nga kjo ndeshje do të dalim me trepikëshin. Shpresoj të bëjmë paraqitje të mirë dhe të futemi në një seri të fitoreve në takimet e mbetura deri në përfundim të kampionatit”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Stojançe Trpçevski, do t’i ndihmojnë Dragan Trpçevski dhe Dushko Panov, që të tre nga Kavadari, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Bobi Veliçkov nga Velesi.

Të rejat në skuadër:

Në këtë ndeshje skuadra do të jetë e plotë dhe të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

Makedonija Gj.P.

Pozita momentale: Makedonija Gj.P. gjendet në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit, me 53 pikë të tubuara.

Ecuria: Makedonija Gj.P. në pesë xhirot e fundit në ligë ka 4 fitore dhe 1 barazim. Në periudhën e fundit Makedonija Gj.P. ka një ecuri mjaft pozitive, ndërsa këtë mesjavë u kualifikua në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

🆚 Makedonija Gj.P. | ⏱ 16:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE