Match-Preview | Shkëndija vs Makedonija GP

No image

Pas pesë xhirove të zhvilluara jashtë Tetovës, këtë fundjavë kuqezinjtë rikthehen në Stadiumin e Qytetit në Tetovë për të zhvilluar ndeshjen ndaj ekipit të Makedonija Gj.P. në kuadër të javës së gjashtë të LPFMV-së.

Tre fitore, një barazim dhe 10 pikë nga pesë xhiro ka grumbulluar Shkëndija, e që në ndeshjen e së dielës do të kërkojë fitoren e re dhe arkëtimin e tre pikëve të reja.

Hera e fundit që kuqezinjtë u përballën me Makedonija Gj.P. ishte ndeshja e zhvilluar në muajin prill kur në Stadiumin e Qytetit në Tetovë kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 3:1 me dy golat e Dorievit dhe një të Sindrit Gurit.

Shkëndija dhe Makedonija Gj.P. gjatë historikut ndërmjet veti kanë zhvilluar gjithsej 35 ndeshje, nga të cilat kuqezinjtë kanë shënuar 18 fitore, Makedonija Gj.P. ka 9 fitore, ndërkaq 8 përballje kanë përfunduar me barazim.

Detajet e ndeshjes:

E diel, 4 shtator
Liga e Parë, xhiroja e gjashtë
Stadiumi i Qytetit në Tetovë

🆚 Makedonija Gj.P.  | ⏱ 16:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

Opinioni:

Bruno Dita: ““Rikthehemi në Stadiumin e Qytetit në Tetovë dhe kjo do të jetë motivacion shtesë për skuadrën. Pesë xhiro radhazi kemi luajtur në terren të huaj dhe prej tani besoj se gjithçka do të jetë më lehtë. Kundër Maqedonisë së Gjorçe Petrov, me ndihmën edhe të tifozëve tanë, shpresoj që do të arrijmë fitoren e radhës dhe do të arkëtojmë tre pikë të reja”

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Stojançe Trpçevski, do t’i ndihmojnë Dragan Trpçevski dhe Dushko Panov, që të tre nga Kavadari, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Irena Velevaçkoska nga Prilepi.

Të rejat në skuadër:

Mihail Manevski në formë huazimi për periudhën prej 6 muajsh ka kaluar në radhët e ekipit të Sileksit. Me përjashtim të Klisman Cakes që është i pezulluar për shkak të ndëshkimit me karton të kuq, pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë e plotë për këtë ndeshje.

Kundërshtari:

Makedonija Gj.P.

Ecuria: Sezonin e kaluar Makedonija Gj.P. ishte fituese e kupës dhe siguroi një vend në garat evropiane, të cilat i startoi që nga xhiroja e dytë, por që u mund nga CSKA e Sofjes me rezultatin e përgjithshëm 0:4. Në këtë sezon garues nga 4 ndeshje ka grumbulluar 4 pikë. Në ndeshjen e xhiros së kaluar barazoi në terren vendas me Rabotniçkin me rezultatin 1:1.

🆚 Makedonija Gj.P. | ⏱ 16:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube


SHPËRNDAJE

TË NGJASHME