Match- Preview | Shkëndija vs Makedonija Gj.P.

No image

Kuqezinjtë të dielën me fillim në orën 16:00, në kuadër të xhiros së katërt, në Tetovë do të luajnë përballë skuadrës së Makedonija Gj.P. Është kjo ndeshja e dytë si vendas në sezonin e ri, ndërsa do të kërkohet fitorja e parë e këtij sezoni.

Rikujtojmë që hera e fundit që jemi përballur kundër Makedonija Gj.P. ka qenë në terren mysafir në sezonin e kaluar, ku kuqezinjtë në minutat e fundit arritën fitore me rezultatin 3:4.

Detajet e ndeshjes:

E dielë, 22 gusht
Liga e Parë, xhiroja e katërt
Stadiumi i qytetit në Tetovë
🆚 Makedonija Gj.P. | ⏱ 16:00 | 📺 Shkëndija Channel Youtube

Në bazë të Vendimit të Qeverisë për vendosjen e masave restriktive për organizimin e ndeshjeve sportive, për prezencë në ndeshje duhet të tregohet:

certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht aplikimin e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektive COVID- 19.

Opinioni:

Bruno Dita: “Nesër presim fitore dhe tre pikë. Kundër Bregallnicës kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë por fati nuk ishte në anën tonë. Nesër besoj të mos i përsërisim disa gabime në mbrojtje, të luajmë lojë përpara me sulme dhe raste, dhe jam i bindur se fitorja nuk do të mungojë”.

Të rejat në skuadër:

Kamer Qaka akoma mbetet jashtë kombinimit, për shkak të lëndimit të cilin e pësoi në ndeshjen e xhiros së dytë. Lojtarët tjerë janë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

Makedonija Gj.P.

Pozita momentale: Nga tre ndeshjet e deritanishme, skuadra e Makedonija Gj.P. ka grumbulluar gjithsej 6 pikë.

Ecuria: Makedonija Gj.P. në sezonin e ri i ka fituar të dyja ndeshjet që i ka luajtur në terren vendas, edhe atë kundër Pelisterit 1:0 dhe kundër Skopjes 5:1, ndërsa ka pësuar humbje në terren mysafir nga skuadra e Shkupit me rezultatin 2:0.

🆚 Makedonija Gj.P. | ⏱ 16:00 | 📺 Shkëndija Channel Youtube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME