Match-Preview | Shkëndija vs Bregallnica

No image

Shkëndija ditën e diel me fillim në orën 13:00, në kuadër të xhiros së katërmbëdhjetë të LPFMV-së, në Stadiumin e qytetit në Tetovë do të përballet me ekipin e Bregallnicës nga Shtipi. Kjo përballje vjen pas pauzës dy javore, periudhë kjo të cilën skuadra jonë e shfrytëzoi për përgatitje maksimale për ndeshjet e mbetura deri në përfundim të këtij gjysmësezoni.

Në xhiron e fundit të kampionatit, kuqezinjtë në cilësinë e mysafirit shënuan fitore ndaj Renovës me rezultatin 0:1, ndërsa gjatë javës së kaluar zhvilluan edhe një ndeshje kontrolluese kundër ekipit Rabotniçkit, të cilën kuqezinjtë e fituan me rezultatin e thellë 7:2.

Ndeshja e fundit e Shkëndijës kundër Bregallnicës u zhvillua në muajin gusht në qytetin e Shtipit, ndeshje e cila përfundoi me barazim 3:3, ndërsa skaudra jonë ishte e pafat pasi që vendasit barazuan në minutat shtesë të takimit.

Detajet e ndeshjes:

E diel, 21 nëntor
Liga e Parë, xhiroja e katërmbëdhjetë
Stadiumi i qytetit në Tetovë
🆚 Bregallnica | ⏱ 13:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

Në bazë të Vendimit të Qeverisë për vendosjen e masave restriktive për organizimin e ndeshjeve sportive, për prezencë në ndeshje duhet të tregohet:

certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht aplikimin e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19.

Opinioni:

Angelçe Timovski: “Shkëndija çdo ndeshje e luan për fitore, e kështu do të jetë edhe në ndeshjen e së dielës kundër Bregallnicës. Atmosfera brenda në skuadër është e shkëlqyer dhe e gjithë skuadra është e përgatitur dhe e motivuar për fitore. Kundërshtarin e njohim mjaft mirë. Kundër Bregallnicës luajtëm edhe në kuadër të xhiros së tretë ku nuk patëm fat pasi që në minutat e fundit të ndeshjes kundërshtari barazoi rezultatin. Por të dielën shkojmë për fitore dhe besoj që tre pikët do të ngelin në Tetovë”.

Kundërshtari:

Bregallnica

Pozita momentale: Bregallnica është e renditur në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit, me 22 pikë të tubuara, një pikë më shumë se skuadra jonë.

Ecuria: Në pesë ndeshjet e fundit skuadra e Bregallnicës ka katër fitore dhe vetëm një humbje. Në ndeshjen kundër Shkëndijës vjen pas fitores në terren vendas kundër ekipit të Skopjes, me rezultatin 2:1.

🆚 Bregallnica | ⏱ 13:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME