Match-Preview | Shkëndija vs Ararat

No image

Shkëndija të enjten me fillim në orën 20:00 ndaj armenëve të FC Ararat starton me garat evropiane në këtë sezon të 11-të dhe të 9-të radhazi që kuqezinjtë marrin pjesë në kompeticionet evropiane.

Detajet e ndeshjes:

E enjte, 7 korrik
Raundi i parë eliminator i UEFA Conference League
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup
🆚 FC Ararat  | ⏱ 20:00 | 📺 SuperSport 3

Opinioni:

Bejtullai: “Ne si skuadër jemi të përgatitur që me sukses të kalojmë këtë përballje ndaj armenëve. Ata janë ekip i mirë dhe i konsoliduar, por ne i kemi analizuar, mendoj se kualiteti është në anën tonë dhe me një përkushtim të secilit nga ne në fushën e gjelbër mund ta kalojmë këtë raund të parë eliminator të Ligës së Konferencës”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Lukas Fahndrich, do t’i ndihmojnë Jonas Erni dhe Sladan Josipoviq, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Stefan Horisberger, që të gjithë nga Zvicra.

Të rejat në skuadër:

Bashkim Veliu pas një lëndimi të lehtë që e pësoi në përgatitjet në Slloveni, ka filluar të stërvitet bashkë me skuadrën por akoma nuk është i gatshëm për lojë. Lojtarët tjerë do të jenë në dispozicion të trajnerit Shaqiri.

Kundërshtari:

FC Ararat, i njohur si Ararat Yerevan është klub që luan në kampionatin e Armenisë. Është skuadër e themeluar që në vitin 1935, e që këtë vit përfundoi në vendin e katërt në Premier Ligën Armene, Është ky sezoni I 13-të në historikun e kësaj skuadre që merr pjesë në garat në kompeticionet evropiane.


SHPËRNDAJE

TË NGJASHME