Match-Preview | Shkëndija vs Akademia Pandev

No image

Kuqezinjtë do të presin në shtëpi ekipin e Akademija Pandevit, në sfidën e javës së 21-të të LPFMV-së.

Kundër Akademija Pandevit kuqezinjtë do të kërkojnë të shënojnë fitoren e tretë radhazi në gjysmë sezonin pranveror dhe me tre pikë të reja të vazhdojnë betejën për mbrojtjen e titullit kampion të Maqedonisë së Veriut.

Do të jetë kjo përballja e 15-të e Shkëndijës kundër Akademija Pandevit, ndërsa statistikat tregojnë se Shkëndija ka 8 fitore, Akademija Pandev ka 5 fitore, ndërsa 2 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Detajet e ndeshjes:

E diel, 27 shkurt
Liga e Parë, xhiroja e njëzetenjëtë
Stadiumi i Qytetit në Tetovë
🆚 Akademija Pandev | ⏱ 14:00 | 📺 Shkëndija Channel Youtube

Opinioni:

Klisman Cake: “Kemi një ecuri të mirë në fillimin e stinorit pranveror, duke shënuar dy fitore radhazi. Por më e rëndësishme është se në të dyja ndeshjet kemi qenë bindës si në lojën e zhvilluar, po ashtu edhe në rezultat. Kjo ka ndikuar që edhe atmosfera në skuadër të jetë mjaft e mirë. Pa dyshim që edhe në ndeshjen e radhës ditën e diel do të futemi për të shënuar fitoren e tretë radhazi në stinorin pranveror. Akademija Pandev ka skuadër të mirë që posedon kualitet, por besoj se ne do të jemi në nivel të detyrës dhe nga ndeshja do të dalim me fitore dhe me tre pikë të reja”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Aleksandar Grujoski, do t’i ndihmojnë Kushtrim Lika dhe Zoran Jankullovski, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Marjan Stojanovski, që të gjithë nga Kërçova.

Të rejat në skuadër:

Zija Merxhani akoma nuk është shëruar plotësisht nga dëmtimi fizik. Ndërsa të gjithë lojtarët tjerë do të jenë në dispozicion të trajnerit Akrapoviq.

Kundërshtari:

Akademija Pandev

Pozita momentale: Ekipi i Akademija Pandevit gjendet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me 38 pikë të tubuara.

Ecuria: Akademija Pandev në pesë xhirot e fundit në ligë ka shënuar dy fitore, një barazim dhe dy humbje.

🆚 Akademija Pandev | ⏱ 14:00 | 📺 Shkëndija Channel Youtube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME