Match-Preview | Renova vs Shkëndija

No image

Shkëndija ditën e shtunë me fillim në orën 13:00, në kuadër të xhiros së trembëdhjetë të LPFMV-së, në Stadiumin e qytetit në Tetovë do të përballet me ekipin e Renovës. Kjo përballje vjen pas barazimit 1:1 me ekipin e Tikveshit.

Kundër Renovës kuqezinjtë do të kërkojnë të rikthehen te fitoret dhe më me vetëbesim të shkojmë në pauzën dy javore e cila pason pas kësaj ndeshje për shkak të ndeshjeve kualifikese të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Detajet e ndeshjes:

E shtunë, 6 nëntor
Liga e Parë, xhiroja e trembëdhjetë
Stadiumi i qytetit në Tetovë
🆚 Renova | ⏱ 13:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

Në bazë të Vendimit të Qeverisë për vendosjen e masave restriktive për organizimin e ndeshjeve sportive, për prezencë në ndeshje duhet të tregohet:

certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht aplikimin e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19.

Opinioni:

Florent Ramadani: “Përballë Renovës do të kërkojmë patjetër të fitojmë, posaçërisht duke marrë parasysh që kemi lëshuar shumë pikë deri tani, e vetëm një seri e gjatë e sukseseve do të na kthejë në garë për kreun e tabelës. Renova luan mirë në këtë sezon garues. Neve nuk guxon të na gënjejë fitorja e thellë 5:0 që e shënuam kundër Renovës në garat e kupës, pasi që çdo ndeshje i ka specifikat e veta. Besoj që do të jemi në nivel të detyrës dhe me maksimumin e secilit nga kjo ndeshje do të dalim me tre pikë. Kjo fitore do të ishte shumë me rëndësi posaçërisht kur kemi parasysh që pastaj pason pauza dy javore, e atë pauzë duhet t’a shfrytëzojmë për eliminimin e disa mangësive të cilat na shfaqen në lojë”.

Kundërshtari:

Renova

Pozita momentale: Renova është e renditur në vendin e dytë në tabelë, me 22 pikë të tubuara, 4 më shumë se ekipi ynë.

Ecuria: Në pesë ndeshjet e fundit skuadra e Renovës ka një fitore, dy barazime dhe dy humbje. Në ndeshjen kundër Shkëndijës vjen pas barazimit pa gola me ekipin e Skopjes.

🆚 Renova | ⏱ 13:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME