Match-Preview | Rabotniçki vs Shkëndija

No image

Nesër kuqezinjtë do të udhëtojnë për në qytetin e Shkupit ku do të zhvillojnë sfidën e javës së 22-të kundër Rabotniçkit, ndeshje kjo që ishte në orar të zhvillohet të dielën e kaluar por që u shty për shkak të kushteve të vështira klimatike.

Kuqezinjtë në këtë sfidë do të kërkojnë të rikthehen te fitoret pas atij barazimit pa gola ndaj Akademija Pandevit, dhe me tre pikë të reja të vazhdojnë kampionatin duke u futur në një seri më të gjatë të fitoreve.

Ndeshja e fundit ndërmjet dy skuadrave ishte ajo e xhiros së 11-të e zhvilluar në Tetovë, ndeshje ko që përfundoi me rezultatin 2:0 në të mirë të Shkëndijës.
Ndërkaq do të jetë kjo përballja e 63-të e Shkëndijës kundër Rabotniçkit, e statistikat flasin bindshëm për ekipin kuqezi që ka gjithsej 32 fitore, Rabotniçki ka 18 fitore, përderisa 13 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Detajet e ndeshjes:

E mërkurë, 9 mars
Liga e Parë, xhiroja e 22-të
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup
🆚 Rabotniçki | ⏱ 14:00 | 📺 TVM 2

Opinioni:

Kostadin Zahov: “Jemi favorit në ndeshjen në transfertë kundër Rabotniçkit. Por krahas faktit që ato gjenden në vendin e 8 në tabelë, ne assesi nuk duhet t’i nënvlerësojmë. Përkundrazi duhet të angazhohemi maksimalisht për të arritur deri te fitorja. Në terrenin e tyre ka kushte shumë të volitshme për futboll, dhe fusha e mirë do të na mundësojë që të luajmë atë që pritet prej nesh, futboll cilësor me qarkullim të topit. E pikërisht kjo besoj se do të na mundësojë të kthehemi në Tetovë me tre pikë”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Marjan Stojanovski nga Kërçova, do t’i ndihmojnë Dejan Kostadinov dhe Goce Petreski, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Ivana Projkovska, që të tre nga Shkupi.

Të rejat në skuadër:

Për shkak të pesë kartonave të verdhë, Lupço Doriev mbetet jashtë kombinimit. Ndërkaq Zija Merxhani për shkak të dëmtimit fizik akoma nuk është i gatshëm për lojë. Lojtarët tjerë janë në dispozicion të trajnerit Akrapoviq.

Kundërshtari:

Rabotniçki

Pozita momentale: Rabotniçki gjendet në vendin e 8 në tabelën e klasifikimit me 28 pikë të tubuara.

Ecuria: Rabotniçki në pesë xhirot e fundit në ligë ka shënuar tre fitore dhe dy humbje. Në ndeshjen e xhiros së kaluar Rabotniçki mundi ekipin e Skopjes me rezultatin minimal 0:1.

🆚 Rabotniçki | ⏱ 14:00 | 📺 TVM 2

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME