Match-Preview |Pelister vs Shkëndija

No image

Kuqezinjtë këtë javë, në kuadër të xhiros së pestë të LPFMV-së do të udhëtojnë në qytetin e Manastirit, ku do të përballen me ekipin e Pelisterit. Shkëndija hyn në këtë lojë pas fitores bindëse ndaj Makedonija Gj.P. me rezultatin 4:0, ndërsa ndaj Pelisterit do të kërkohet të përsëritet loja dominuese me sulme dhe të sigurohet fitorja e parë e këtij sezoni në terren mysafir.

Hera e fundit që jemi përballur kundër Pelisterit në qytetin e Manastirit ka qenë ndeshja e sezonit të kaluar, ku kuqezinjtë shënuan fitore me rezultatin 1:3, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit kundër kësaj skuadre kemi shënuar 4 fitore dhe vetëm 1 humbje.

Detajet e ndeshjes:

E shtunë, 28 gusht
Liga e Parë, xhiroja e pestë
Stadiumi “Tumbe Kafe” në Manastir
🆚 Pelister  | ⏱ 16:00 | 📺 Shkëndija Channel Youtube

Opinioni:

Egzon Bejtullai: “Të gjitha ndeshjet si mysafir janë të vështira, por Shkëndija gjithmonë luan për fitore dhe për tre pikë. Në asnjë mënyrë nuk duhet ta nënçmojmë kundërshtarin sepse Pelisteri ende nuk ka fituar asnjë pikë dhe mesiguri që do të jenë shumë të motivuar për të fituar pikët e para. Por ne jemi shumë të përgatitur, kundër Makedonija Gj.P. kemi patur paraqitje shumë të mirë duke shënuar 4 gola, ndërsa poashtu edhe kundër Bregallnicës kemi luajtur mjaft mirë. Nëse e përsërisim lojën që e kemi luajtur në dy ndeshjet e fundit, jam i bindur se suksesi nuk do të mungojë dhe në Tetovë do të kthehemi me fitore”.

Të rejat në skuadër:

Kamer Qaka është shëruar nga lëndimi që e pësoi në ndeshjen kundër Renovës dhe do të jetë në kombinim për lojë. Edhe sulmuesi i ri Adenis Shala ka të drejtë loje dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit. Të gjithë lojtarët tjerë janë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

Pelisteri

Pozita momentale: Pelisteri momentalisht gjendet në vendin e fundit në tabelë. Nga katër xhirot e deritanishme nuk ka arritur të arkëtojë asnjë pikë.

Ecuria: Deri tani Pelisteri tre xhiro i ka luajtur si mysafir ku ka pësuar disfatë me rezultatin e njëjtë 1:0, ndërsa në Manastir ka humbur nga ekipi i Shkupit me rezultatin 0:2.

🆚 Pelister | ⏱ 16:00 | 📺 Shkëndija Channel Youtube


SHPËRNDAJE

TË NGJASHME