Match-Preview | Pelister vs Shkëndija

No image

Të mërkurën kuqezinjtë do të zhvillojnë takimin e xhiros së 26-të, ku në transfertë do të përballen me ekipin e Pelisterit nga Manastiri.

Do të jetë kjo ndeshja e parë e kuqezinjve nën drejtimin e Artim Shaqirit, i cili së fundmi u caktua që të drejtojë skuadrën kuqezi deri në përfundim të këtij sezoni.

Kjo ndeshje vjen vetëm tre ditë pas barazimit me Borecin në Tetovë, ndërsa kuqezinjtë patjetër do të kërkojnë të kthehen në rrugën e fitoreve.

Të dyja skuadrat për herë të fundit u takuan në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ndeshje kjo që përfundoi me fitoren e kuqezinjve me rezultatin 2:1. Golat për Shkëndijën në atë ndeshje i shënuan Sindrit Guri dhe Jan Krivak.
Shkëndija dhe Pelisteri gjatë historikut janë takuar ndërmjet veti në gjithsej 40 ndeshje, me statistikat që bindshëm flasin në favor të kuqezinjve që kanë shënuar fitore në 22 ndeshje, Pelisteri ka 12 fitore, përderisa 6 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Detajet e ndeshjes:

E mërkurë, 6 prill
Liga e Parë, xhiroja e 26-të
Stadiumi “Tumbe Kafe” në Manastir
🆚 Pelister | ⏱ 15:00 | 📺 Shkëndija Channel Youtube

Opinioni:

Jan Krivak: “Shenja dalluese e Shkëndijës është se gjithmonë luan për fitore dhe luan lojë sulmuese, pavarësisht nësse luan si nikoqir apo në cilësinë e mysafirit. Kështu do të jetë edhe ditën e mërkurë në transfertë në Manastir, ku do të udhëtojmë për të korrur fitore. Kemi disa mangësi në lojë por duhet sa më parë ta kthejmë Shkëndijën aty ku e meriton dhe aty ku e ka vendin”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Done Ristovski nga Gjevgjelia, do t’i ndihmojnë Toshe Icev nga Kavadari dhe Ilija Gonev nga Negotina, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Irena Velevaçkoska nga Prilepi.

Të rejat në skuadër:

Bruno Dita ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë dhe në këtë ndeshje mbetet jashtë kombinimit. Të gjithë lojtarët tjerë janë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

Pelisteri

Pozita momentale: Pelisteri gjendet në vendin e 12-të në tabelën e klasifikimit me 10 pikë të tubuara.

Ecuria: Pelisteri në pesë xhirot e fundit në ligë ka regjistruar një fitore, dy humbje dhe dy barazime. Në ndeshjen e xhiros së kaluar Pelisteri u mund nga Makedonija Gj.P. me rezultatin 2:0.

🆚 Pelister | ⏱ 15:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME