Match Preview | Mura vs Shkëndija

No image

Kuqezinjtë nesër në transfertë kundër NŠ Mura kërkojnë përmbysje të negativës 1:0 në duelin e kthimit të xhiros së parë eliminatore të UEFA Champions League.

Detajet e ndeshjes:

  • E martë, 13 korrik
  • Ndeshja e kthimit – Raundi i parë eliminatorë i Champions League
  • Stadiumi “Fazanerija” në Murska Sobota-Slloveni
  • 🆚 Mura | ⏱ 20:00 | 📺 Super Sport 2

Opinioni:

Gjoka: “Patjetër se besojmë në kualifikim, pasi këtë e dëshmuam edhe në ndeshjen e parë në Shkup, përveç fatit të keq që nuk arritëm të gjejmë golin përkundër faktit se mundësitë ishin me shumicë. Mura është ekip i fortë fizik, jo rastësisht ka dalë kampion i Sllovenisë. Por ne besojmë në cilësitë tona dhe te fitorja. Dy gjëra i kemi kërkuar skuadrës, të jenë më agresivë dhe të jemi cinik para portës që don të thotë ato raste që do të kemi t’i shfrytëzojmë 100%”.

Murati: “Kemi atmosferë pozitive dhe jemi përgatitur për ndeshjen e kthimit, kemi korigjuar veten dhe disa gabime që kemi bërë në ndeshjen e parë dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka kjo ndeshje. Jemi të bindur të japim më të mirën për të përmbysur rezultatin. Besoj se fitojmë, duhet vetëm të gjejmë golin, sepse edhe takimin e parë e dominuam dhe vetëm realizimi nuk ishte në nivel”.

Të rejat në skuadër:

Problem për stafin teknik mbetet Bruno Dita i cili akoma nuk është i rikuperuar plotësisht dhe mbetet në dyshim për lojë. Gjithsesi, vetë lojtari është vënë në shërbim të stafit teknik dhe nëse do të jetë nevoja është gati për tu sakrifikuar 10-15 minuta. Leard Sadriu nuk ka udhëtuar me ekipin shkaku i lëndimit.

Kundërshtari:

NŠ Mura

Pozita momentale: Kampion i Sllovenisë

Ecuria: Ndeshjen e kthimit me Shkëndijën e presin me epërsi 1:0, pasi menaxhuan edhe me pak fat të fitonin në Shkup. 

Në përgatitjet për eliminatoret e Kupave të Evropës, NŠ Mura zhvilloi 5 ndeshje testuese, me efekt 1 fitore (3:1 kundërs St. Anna nga Austria), dy humbje (4:0 nga Dinamo Zagrebi dhe 4:0 nga Rostov) dhe dy barazime (2:2 Partizan Beograd dhe 1:1 Vojvodina).

🆚 Mura | ⏱ 20:00 | 📺 Super Sport 2


SHPËRNDAJE

TË NGJASHME