Match-Preview | Karaorman vs Shkëndija

No image

Pas pauzës një javore kur Shkëndija ishte skuadra e lirë e javës, garat për kuqezinjtë këtë javë do të vijojnë me ritëm më të shtuar, pasi në orar të mërkurën është ndeshja e raundit të parë të kupës. Kundërshtar i parë i kuqezinjve në këtë edicion të 31-të të Kupës së Maqedonisë së Veriut është ekipi i Karaormanit nga Struga. Njëjtë si në vitin e kaluar, në këtë fazë të 1/16 të finales së kupës do të luhet vetëm një ndeshje.

Kuqezinjtë janë vendosur në qytetin e Ohrit, ku do të qëndrojnë deri në ndeshjen e ditës së mërkurë. Në Ohër kanë udhëtuar të gjithë futbollistët, skuadra është e plotë dhe stafi teknik do të zgjedhë formacionin për ndeshjet e radhës pa asnjë mungesë.

Në ndeshjet e radhës, e deri në emërimin e shefit të ri të stafit teknik, skuadrën kuqezi do ta drejtojë Skender Jonuzi, ndërsa si ndihmës trajnerë do të vazhdojnë edhe më tej të jenë Bekim Osmani dhe Burhan Emurllai.

Detajet e ndeshjes:

E mërkurë, 14 shtator

Kupa e Maqedonisë së Veriut, raundi i parë

Stadiumi i Qytetit në Strugë

🆚 Karaorman  | ⏱ 15:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

Opinioni:

Mexhit Neziri: “Këtë vit për synim kemi të fitojmë trofeun në të dyja kompeticionet, edhe kampionatin edhe kupën. Edhe pse kundërshtari ynë i parë është skuadër që garon në ligën e dytë, ne ndeshjen do ta marrim me seriozitet dhe besoj se do të arrijmë fitore dhe do të kalojmë në fazën tjetër, atë të 1/8 të finales së kupës”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Kiril Smokvoski, do t’i ndihmojnë Ile Misheski dhe Boris Trajkov, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Irena Velevaçkoska, që të gjithë nga Prilepi.

Të rejat në skuadër:

Në radhët e kuqezinjve nuk ka asnjë lojtar të lënduar e asnjë të pezulluar për shkak të kartonëve, dhe për këtë ndeshje të gjithë lojtarët janë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

Karaormani

Ekipi i Karaormanit nga Struga garon në Ligën e Dytë. Nga katër ndeshje të deritanishme ka arkëtuar 4 pikë, duke regjistruar një fitore, dy humbje dhe një barazim. Në ndeshjen e fundit u mund në Tetovë nga ekipi i Teteksit me rezultatin 2:1.

🆚 Karaorman | ⏱ 15:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

About Author

TË NGJASHME