Match-Preview | Bregallnica vs Shkëndija

No image

Shkëndija nesër (e mërkurë) me fillim në orën 17:00 do të takohet në terren mysafir me ekipin e Bregallnicës nga Shtipi, në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Detajet e ndeshjes:
E mërkurë, 18 gushtLiga e Parë, xhiroja e tretë
Stadiumi i qytetit në Shtip🆚 Bregallnica  | ⏱ 17:00 | 📺 Shkëndija Channel Youtube

Opinioni:
Armend Alimi: “Në Shtip do të udhëtojmë për të siguruar fitoren e parë në këtë sezon. E dimë se në terren mysafir është vështirë të fitohen tre pikët, por mendoj se nëse arrijmë ta luajmë stilin tonët të lojës, me posedim të topit dhe me kombinime, mendoj se do të arrijmë të korrim fitore. Na nevojitet angazhimi maksimal i gjithë skuadrës, por të gjithë jemi të motivuar për fitore”.

Të rejat në skuadër:
Pas një periudhe të gjatë të lëndimit, në kombinim kthehet Bruno Dita, por jashtë kombinimit për ndeshjen e nesërme mbetet Kamer Qaka, i cili pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit kundër Renovës. Lojtarët tjerë janë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:
Bregallnica
Ecuria: Në kuadër të xhiros së parë ekipi i Bregallnicës u nda me barazim 0-0 në terren vendas me ekipin e Shkupit, ndërsa poashtu edhe në xhiron e dytë barazoi 0-0 në terren mysafir me ekipin e Skopjes.

🆚 Bregallnica | ⏱ 17:00 | 📺 Shkëndija Channel Youtube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME