Match-Preview | Akademia Pandev vs Shkëndija

No image

Në kuadër të javës së 10-të të LPFMV-së, kuqezinjtë të shtunën në qytetin e Strumicës do të përballen me ekipin e Akademija Pandevit. Kjo ndeshje vjen pas pauzës dy javore për shkak të ndeshjeve kualifikuese të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ndërsa këtë pauzë kuqezinjtë e shfrytëzuan për të ruajtur formën e mirë pas fitores bindëse 3:0 ndaj Borecit në Tetovë.

Detajet e ndeshjes:

E shtunë, 16 tetor
Liga e Parë, xhiroja e dhjetë
Stadiumi “Bllagoj Istatov” në Strumicë
🆚 Akademija Pandev | ⏱ 14:00 |

Opinioni:

Bruno Dita: “Njëjtë si në çdo ndeshje, Shkëndija edhe në këtë ndeshje futet për fitore. Pa marrë parasysh se a luajmë në Tetovë apo në terren mysafir, ne gjithmonë e japim maksimumin për të fituar tre pikët. Kemi punuar shumë gjatë kësaj pauze dy javore, patëm edhe ndeshje miqësore me Partizanin e Tiranës sa për të ruajtur formën e mirë pas asaj fitores bindëse kundër Borecit. Mendoj se nga Strumica do të kthehemi me tre pikë”.

Të rejat në skuadër:

Për shkak të pesë kartonave të verdhë, qendërmbrojtësi Jan Krivak mbetet jashtë kombinimit.

Kundërshtari:

Akademija Pandev

Pozita momentale: Ekipi i Akademija Pandevit është i renditur në vendin e tretë në tabelë, me 15 pikë të tubuara nga nëntë xhirot e deritanishme.

Ecuria: Në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, skuadra e Akademija Pandevit ka vetëm një fitore, dy ndeshje të humbura dhe dy barazime. Në ndeshjen e fundit barazoi në Shkup 0:0 me ekipin e Skopjes.

🆚 Akademija Pandev | ⏱ 14:00 |

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME