Match-Preview | Akademia Pandev vs Shkëndija

No image

Këtë fundjavë kuqezinjtë udhëtojnë për në qytetin e Strumicës ku në cilësinë e mysafirit do të zhvillojnë ndeshjen ndaj ekipit vendas të Akademia Pandevit.

Brenda 10 ditësh do të jetë kjo ndeshja e katërt e kuqezinjve, e përkundër lodhjes, kuqezinjtë do të kërkojnë të ruajnë formën e mirë të treguar në ndeshjen e ditës së mërkurë dhe të regjistrojnë fitoren e dytë në këtë sezon garues që sapo ka filluar.

Hera e fundit që të dyja skuadrat u takuan ndërmjet veti ishte përballja e zhvilluar në Strumicë gjatë muajit maj, kur Akademia Pandev fitoi me rezultati 4:2.

Shkëndija dhe Akademia Pandev gjatë historikut ndërmjet veti kanë zhvilluar gjithsej 17 ndeshje, nga të cilat kuqezinjtë kanë shënuar 8 fitore, Akademia ka 6 fitore, përderisa 3 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Detajet e ndeshjes:

E diel, 21 gusht

Liga e Parë, xhiroja e tretë
Stadiumi “Mlladost” në Strumicë
🆚 Akademia Pandev  | ⏱ 17:00 | 📺 Sport Klub

Opinioni:

Adenis Shala: “Ndeshjet e para të sezonit janë më të vështira sepse nga këto ndeshje duhet patjetër të mblidhen sa më shumë pikë. Edhe përkundër lodhjes nga orari i ngjeshur, në Strumicë udhëtojmë me motivacion të lartë dhe me të vetmin synim marrjen e tre pikëve. Akademia Pandev vitin e kaluar e dëshmoi se është një kundërshtar i fortë, por besoj se nëse e japim maksimumin në çdo pjesë të fushës rezultati nuk do të mungojë dhe nga Strumica do të kthehemi me fitore”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Igor Stojçevski, do t’i ndihmojnë Daniell Vasilevski dhe Branko Putilin, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Darko Stojçevski, që të gjithë nga Shkupi.

Të rejat në skuadër:

Nuk ka asnjë lojtar të pezulluar shkaku i kartonëve. Valmir Nafiu ka filluar të stërvitet në fushën e gjelbër por akoma nuk është rikuperuar plotësisht nga një lëndim i lehtë. Lojtarët tjerë janë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

Akademia Pandev

Pozita momentale: Në dy xhirot paraprake Akademia Pandevi ka një humbje në terren vendas nga Bregallnica dhe një fitore bindëse në terren mysafir ndaj Rabotniçkit.

Ecuria: Sezonin e kaluar Akademia Pandevi u rendit e dyta në tabelën e klasifikimit të LPFMV-së. Në ndeshjet në garat evropiane u eliminua që nga xhiroja e parë nga ekipi polak i Lechia Gdansk me rezultatin e përgjithshëm 2:6.

🆚 Akademia Pandev | ⏱ 17:00 | 📺 Sport Klub

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME