Marrëveshje me skuadrën sllovene Mura për Leard Sadriun!

No image

Klubi i Futbollit Shkëndija njofton se ka arritur marrëveshje për transferimin e Leard Sadriut. Mbrojtësi 21 vjeçar karrierën e tij futbollistike do ta vazhdojë në elitën e futbollit të Sllovenisë, ku do të nënshkruajë me ekipin slloven Mura.

Leard Sadriu skuadrës së Shkëndijës iu bashkëngjit si 16 vjeçar, në janar të vitit 2018. Sezonin garues 2021/2022 e luajti në formë të huazimit në ekipin e Skënderbeut nga Shqipëria.

Gjatë periudhës që ishte pjesë e kuqezinjve, Sadriu fitoi 3 trofe, 2 tituj kampion dhe 1 trofe të Kupës.Faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin tonë Leard. Faleminderit për kontributin tënd në fanellën kuqezi. Të dëshirojmë shumë fat, shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës tënde futbollistike.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME