Marrëveshje bashkëpunimi me ONE Hospital

No image

Kuqezinjtë firmosin partneritet për kujdes shëndetësorë me ONE Hospital.

KF Shkëndija me kënaqësi konfirmon marrëveshjen e bashkëpunimit me ONE Hospital.

ONE Hospital është lider në këtë fushë të veprimit dhe kuqezinjtë me optimizëm shikojnë përpara në zhvillimin e bashkëpunimit. Kontrata parasheh këmbim të shërbimeve profesionale dhe atyre në fushën e marketingut. Si pjesë e marrëveshjes së partneritetit për kujdes shëndetësor, ONE Hosptial do të ofrojë shërbimet për ekipin e parë të Shkëndijës dhe grupomoshat e reja.

Kjo nënkupton se ONE Hospital tashmë do të jetë e pranishme në aktivitetet e KF Shkëndija me praninë e logos së tyre në më shumë rrjete të klubit, qoftë web faqen zyrtare dhe rrjetet sociale, ashtu edhe në hapsirat reklamuese të skuadrës.

KF Shkëndija uron dhe beson në bashkëpunim të suksesshëm me ONE Hospital në periudhën që pason.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME