LPFMV, Xhiroja e 11-të shtyhet për fundjavën tjetër

No image

Shkaku i masave të reja për mbrojtje nga COVID-19, përballja Renova-Shkëndija që duhej të luhet të dielën shtyhet për fundjavën e ardhshme. 

Derbi lokal i xhiros së 11-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Renovës dhe Shkëndijës nuk do të luhet të dielën, si që ishte paraparë në orarin fillestar. Shkaku i ndryshimit të Protokollit për masat mbrojtëse nga Covid-19, Komisioni për Gara pranë FFM-së ka marrë vendim për të shtyrë për një javë duelet e kësaj fundjave në Ligën e Parë dhe ato të Dyta.

“Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë informon se për shkak të ndryshimeve të Protokollit për masat për mbrojtje nga COVID-19 dhe futjen në fuqi të Protokollit të Përgjithshëm për organizimin e ndeshjeve, takimet e xhiros së 11-të të Ligës së Parë dhe ato të xhiros së 10-të të Ligave të Dyta që duhej të luhen më 31.10.2020 (e shtunë) dhe 01.11.2020 (e dielë) shtyhen dhe të njejtat do të luhen në termin të ri. Më 07.11.2020 (e shtunë) luhen ndeshjet e xhiros së 11-të të Ligës së Parë, ndërsa më 08.11.2020 (e dielë) takimet e xhiros së 10-të në Ligat e Dyta Lindje dhe Perëndim”, thuhet në komunikatën e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

SHPËRNDAJE

About Author

TË NGJASHME