Lëndimi i Totres nuk është serioz

No image

Mesfushori kuqezi i dëmtuar të dielën kundër Rabotniçkit nuk ka asgjë serioze dhe pritet së shpejti të rrikthehet në terren. Testet mjekësore diagnostifikojnë distorzion të kyçit të këmbës dhe për momentin ndjek terapi për rikuperim të plotë.

 

I larguar nga loja me dhimbje në këmbë pas 30-të minutave në takimin me Rabotniçkin, mesfushori i ri i Shkëndijës, Ennur Totre u desh tu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të vlerësuar seriozitetin e dëmtimit. Për fat të mirë testet e kryera tregojnë se nuk bëhet fjalë për diçka serioze dhe futbollisti përmes terapisë adekuate për disa ditë pritet të tejkalojë këtë problem. Mjekët kanë diagnostifikuar distorzion në kyçin e këmbës së majtë. Totre menjëherë ka nisur terapinë fizikale dhe laser ultrazë, ndërsa vërehet përmirësim i kyçit të lënduar. Totre i grumbulluar me Maqedoninë U 21 për ndeshjen kualifikuese me Austrinë më 14 nëntor është paraqitur në bazën e ekipit përfaqësueses, dy ditët në vijim do të punojë me intenzitet më të lehtë, ndërsa varësisht prej përmirësimit të gjendjes së tij në konsultim me ekipin mjekësor do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm për sfidën e të martës me Austrinë U 21.