Lajme nga infermeria | Doriev nis me stërvitje të lehta

No image

Ljupço Doriev mbetet jashta kombinimit edhe për ndeshjen me Valmeiran e Letonisë të caktuar për datën 9 shkurt. Të enjten ora 14:30 kuqezinjtë testohen nga Valmeira.

Për shkak të dëmtimit në ndeshjen miqësore të ditës së hënë përballë ukrainasve të Dinamo Kievit (0:1), stafi teknik nuk mundi të llogarisë në një prej futbollistëve kryesorë të kuqëzinjëve.

Ljupço Doriev mbeti jashta kombinimit jo vetëm për ndeshjen e të hënës, por edhe për atë me Valmeiran e Letonisë të caktuar për të enjten (9 shkurt). Gjithashtu, prej më parë dihet se jashta procesit stërvitor është Almir Rexhepi, i dëmtuar ditën e fundit para udhëtimit në Antalia. Zgjatja e kofshës së prapme të këmbës së djathtë pamundësoi Rexhepin të udhëtojë në Turqi, kështu që në shtëpi ai vazhdon rikuperimin që besohet të zgjasë rreth një muaj.

Sulmuesi anësorë Doriev u dëmtua në fund të pjesës së parë në testin kundër CSKA 1948 (0:2) e luajtur më 31 janar në Antalia dhe që atë ditë nuk stërvitet me grupin. Ekzaminimet treguan zgjatje të lehtë të shkallës së parë dhe sugjerimet e ekipit mjekësor sugjerojnë 1 javë pauzë. Kjo nënkupton se Doriev ka mbyllur procesin stërvitor në Antalia, nga dita e mërkurë ka nisur me vrapime të lehta dhe në skuadër me ngarkesë të plotë pritet të kthehet pas kthimit në Tetovë para fillimit të gjysmëstinorit pranveror të paraparë për datën 19 shkurt kur ndeshemi Shkupit.

Ndërkohë pas takimit të Dinamo Kievin, të martën para dite futbollistët kishin seancë rikuperimi, derisa pas dite stafi teknik lojtarëve u dha pushim. Nga sot jemi rikthyer në stërvitje me nga dy seanca në ditë, derisa të enjten (9 shkurt) në program kemi ndeshjen e fundit kontrolluese përballë Valmeiras së Letonisë.

Ndeshja Shkëndija-Valmeira luhet nesër në orën 14:30 (CET) në afërsi të Antalias në Turqi, ndërsa do të transmetohet direkt në kanalin zyrtar të Shkëndijës në Youtube.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME