Kuqezinjtë zhvilluan ndeshje kontrolluese me ekipin e Rabotniçkit

No image

Me rastin e pauzës dy javore për shkak të ndeshjeve kualifikuese të perfaqësueses se Maqedonisë së Veriut, kuqezinjtë sot në Stadiumin e qytetit në Tetovë zhvilluan ndeshje kontrolluese kundër ekipit të Rabotniçkit nga Shkupi, ndeshje kjo që përfundoi me fitoren e kuqezinjve me rezultatin përfundimtar 7:2.

Ndeshja kontrolluese u zhvillua me qëllim që të ruhet forma e mirë e skuadrës nga ndeshja e fundit kampionale, ndërsa trajneri Bruno Akrapoviq pati rastin të inkuadrojë në formacion edhe ata lojtarë të cilët nuk e kanë fituar minutazhin e mjaftueshëm në ndeshjet kampionale.
Ndeshja kontrolluese ishte mjaft atraktive dhe me shumë gola. Tre gola për Shkëndijën shënoi Guri, dy Shala dhe nga një gol Doriev e Hebaj.

Ndeshja e rradhës e kuqezinjve është ajo e xhiros së 14-të kundër Bregallnicës, që do të zhvillohet më 21 nëntor në Stadiumin e qytetit në Tetovë.

Share Now

About Author

Related Post