Kuqezinjtë zhvillojnë takimin e parë në vitin 2021

No image

Skuadra ka realizuar grumbullimin e parë në vitin e ri, duke shënuar startin e fazës përgatitore.

Shkëndija i kthehet punës. Pas pauzës tre javore, futbollistët i japin fund pushimit dhe duke nisur nga sot kemi startuar fazën përgatitore për gjysmëstinorin pranverorë.

👋 2021

Posted by KF Shkëndija on Tuesday, January 5, 2021

Skuadra realizoi grumbullimin e parë dhe pasi futbollistët u njoftuan me planprogramin për fazën përgatitore edhe zyrtarisht kemi nisur aktivitetet që në start parashohin matjet dhe testimet për vlerësimin e gjendjes momentale të çdo lojtarit. Si zakonisht, ditët e para skuadra do të kryejë ekzaminimet e zakonshme, ndërsa më pas do të vijohet me punën në terren, fillimisht me akcentin e vendosur në përgatitjen fizike dhe kondicionale.
Pjesë e Shkëndijës në pranverë nuk do të jetë mbrojtësi i djathtë Arlind Aliti, i cili jepet 6 muaj huazim të KF Renova.

Pas pjesës së parë të fazës përgatitore që do të zhvillohet në Tetovë, kuqezinjtë nga 24 janari do të qëndrojnë në Antalia të Turqisë për fazën e dytë dhe kryesore të përgatitjeve ku mes tjerash do të zhvillohen edhe katër ndeshje kontrolluese.

Share Now

TË NGJASHME