Kuqezinjtë zhvendosen në Antalia të Turqisë

No image

Pas fazës së parë të përgatitjeve të zhvilluara në Tetovë, kuqezinjtë sot janë zhvendosur në Antalia të Turqisë, ku do të qëndrojnë deri më 27 janar, për të zhvilluar edhe fazën kryesore të përgatitjeve dimërore. Kuqezinjtë do të shfrytëzojnë kushtet e përshtatshme klimatike që mbizotërojnë në Antalia për të kërkuar formën optimale të skuadrës përpara fillimit të gjysmësezonit pranveror.


Gjatë qëndrimit në Turqi, Shkëndija do të zhvillojë katër ndeshje kontrolluese. Ndeshja e parë do të luhet më 15 janar kundër BFC Siofok nga Hungaria, e dyta më 19 janar kundër FC Piast Gliwice nga Polonia, ndeshja e tretë më 23 janar kundër FC Warta Poznan poashtu nga Polonia, ndërkaq ndeshja e fundit miqësore do të zhvillohet më 27 janar kundër Slovan Liberecit nga Çekia.
Kuqezinjtë do të kthehen në Tetovë më 28 janar, ku do të vijojë edhe faza e tretë e përgatitjeve përpara fillimit të gjysmësezonit pranveror që starton më 13 shkurt.

Ndeshjet miqësore:
15/01/2022 – BFC Siofok (Hungari) vs KF Shkëndija
19/01/2022 – FC Piast Gliwice (Poloni) vs KF Shkëndija
23/01/2022 – KF Shkëndija vs FC Warta Poznan (Poloni)
27/01/2022 – FC Slovan Liberec (Çeki) vs KF Shkëndija

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME