Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Bullgarisë, të martën testi me CSKA 1948

No image

Shkëndija do të zhvillojë provën gjenerale para ndeshjeve europiane përballë CSKA 1948 Sofia të martën në Bansko.

Skuadra kuqezi ka udhëtuar drejt Banskos së Bullgarisë. Ekipi të hënën në mëngjes kreu seancën e fundit stërvitore, ndërsa në mesditë ekspedita udhëtoi drejt Bullgarisë, ku të martën (18:30 sipas kohës lokale në Bullgari) do të zhvillojmë ndeshje kontrolluese me CSKA 1948 Sofia. Kjo do të jetë ndeshja e katërt testuese për skuadrën në këtë fazë përgatitore pas dueleve me Prishtinën (humbje 2:0), Shkupin (fitore 2:0) dhe Laçin (fitore 2:1). Ky në fakt do të jetë testi gjeneral i ekipit para ndeshjeve në eliminatoret e UEFA Champions League përballë kampiones së Sllovenisë, Mura. 

Me ekipin nuk kanë udhëtuar Bruno Dita, i cili pranon terapi për sanimin e dëmtimit të meniskut, si dhe Leard Sadriu e Zija Merxhani që ankohen në lëndime më të lehta, ndërsa shqetësime të muskulit të këmbës ka ndjerë edhe portieri Dino Zahov, që ka udhëtuar me skuadrën por ashtu si në testin me Laçin, stafi teknik mund të mos rrezikojë me aktivizimin e tij.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME