Kuqezinjtë stërviten në “Stade Josy Barthel”

No image

Futbollistët e Shkëndijës sonte kanë zhvilluar seancën stërvitore në “Stade Josy Barthel”, ku stafi teknik mbylli përgatitjet për sfidën e kthimit me F91 Dudelange në kuadër të raundit të dytë eliminator të UEFA Europa League. Në formacion të plotë dhe me atmosferë pozitive kuqezinjtë besojnë të përmbysin negativën 1:2 nga ndeshja e parë në Shkup dhe të marrin rezultat që çon në raundin e tretë.

Ndeshja F91 Dudelange-Shkëndija luhet të martën në stadiumin nacional të Luksemburgut, me fillim në orën 17:55.