Kuqezinjtë startojnë fazën përgatitore në Antalia

No image

Shkëndija është akomoduar ne Antalia ku do të qëndrojë deri më 8 shkurt. Shtyhet për të martën ndeshja e parë kontrolluese me Zorya Luhansk.

Ndryshime të vogla në plan-programin e kuqezinjëve për fazën kryesore të përgatitjeve në Antalia. Vonimi i fluturimit nga Shkupi drejt Turqisë ka bërë që skuadra të mos arrijë sipas planifikimit në bazën dy javore, e si pasojë është imponuar intervenimi në planprogram.

Kështu ndeshja e parë testuese me Zorya Luhansk nga Ukraina e paraparë për tu luajtur sot (25 janar) është shtyrë për 24 orë dhe do të luhet të martën, ndërsa skuadra sot në vend të ndeshjes zhvilloi seancë stërvitore. Problem i papritur është edhe vendimi i fundit i republikës së Turqisë për nevojën e karantinës dy javore për shtetasit e Brazilit, kështu që nuk i është lejuar udhëtimi përforcimit të fundit Igor Wanderson Da Silva.Pjesa e mbetur e orarit nuk ka ndryshime për momentin, ndërsa në pritje të terminit të ri për testin me Zorya-n, në program mbesin edhe tre ndeshjet tjera me Desna Chernihiv (Ukrainë) më 30 janar, Kaysar (Kazakistan) 3 shkurt dhe Dinamo Kyiv (Ukrainë) e paraparë për datën 7 shkurt.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME