Kuqezinjtë sot zhvilluan ndeshje miqësore me ekipin e Sasa Kamenica

No image

Kuqezinjtë sot zhvilluan ndeshje kontrolluese kundër ekipit të Sasa Kamenica, ndeshje kjo e cila përfundoi me fitoren e kuqezinjve me rezultatin përfundimtar 4:0. Ishte kjo për kuqezinjtë ndeshja e fundit miqësore në kuadër të përgatitjeve dimërore për gjysmë sezonin pranveror.

Trajneri Akrapoviq inkuadroi në lojë të gjithë lojtarët të cilët i kishte në dispozicion, ndërsa në të dyja fraksionet Shkëndija u paraqit me dy formacione të ndryshme. Ndeshja kontrolluese ishte mjaft atraktive, me aksione të bukura dhe me shumë raste shënimi për kuqezinjtë.

Golin e parë për Shkëndijën e shënoi Adenis Shala në minutën e 38-të, kur pas një solo aksioni u fut në zonë dhe qëlloi në këndin e poshtëm të portës kundërshtare. Në minutën e 58-të Sindrit Guri rrit epërsinë në 2:0 me një super gol nga një largësi prej rreth 25 metrash. Në minutën e 68-të, pas një tollovie në zonën kundërshtare më i vëmendshëm u tregua sulmuesi Kire Markoski që dërgoi topin në rrjetë. Ndërsa rezultatin përfundimtar 4:0 e vendosi Ferhan Hasani pasi shënoi me kokë në minutën e 72-të.

Ndeshja e rradhës e kuqezinjve është ajo e xhiros së 19-të kundër ekipit të Struga Trim Lum, që do të zhvillohet më 13 shkurt në Stadiumin e Qytetit në Tetovë.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME