Kuqezinjtë shoqërohen me fëmijët me nevoja të veçanta

No image

KF Shkëndija vlerëson se nuk duhet të ekzistojnë barriera për shoqërim të futbollistëve kuqezi me fëmijët me aftësi të veçanta. 

Katër lojtarë të Shkëndijës kanë shfrytëzuar pauzën dhe pushimin dimëror për të kaluar një pjesë të ditës me fëmijët me aftësi të kufizuara. 

Skuadra kuqezi vazhdon një traditë tashmë shumëvjeçare të manifestimit të kujdesit social për kategorinë e veçantë të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ashtu si në të kaluarën edhe sot Shkëndija e përfaqësuar me futbollistët Egzon Bejtullai, vëllezërit Florent e Reshat Ramadani, Bashkim Velija, ekipi medial e logjistik qëndruan për vizitë te fëmijët me nevoja të veçanta në Qendrën Ditore dhe në paralelen e specializuar që funksionon në kuadër të Shkollës Fillore “Liria” në Tetovë.


Futbollistët kuqezi, duke u shoqëruar me fëmijët u kujdesën që atyre t’ua zbukurojnë edhe më tepër këtë periudhë të fundvitit para pushimeve dimërore, ndërsa bashkë me pakot me artikuj ushqimorë ju dhuruan edhe fanella dhe shalla të Shkëndijës 


Klubi jonë qëndron fuqishëm prapa përgjegjësive sociale për të gjitha kategoritë e njerëzve në drejtim të përcjelljes së mesazhit se bashkë mund të ndikojmë shumë në inkuadrimin dhe zbukurimin e jetës së njerëzve, derisa vizita e fëmijëve me aftësi të kufizuara sigurisht se tregon kujdesin që Shkëndija dhe familja e madhe kuqezi ka për këtë kategori të shoqërisë tonë. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME