Kuqezinjtë shkojnë në pushim dimëror

No image

Futbollistët kuqezi kanë mbyllur aktivitetet për vitin 2019 dhe janë lënë të lirë nga stafi teknik, për tu kthyer në start të përgatitjeve dimërore më 5 janar të vitit 2020.

KF Shkëndija me një darkë të përbashkët të futbollistëve, stafit teknik, administratës dhe kryesisë, ka përcjellur skuadrën në pushim të merituar dimëror ku do të qëndrojë deri më 4 janar të vitit 2020. Në atmosferë pozitive kuqezinjtë kanë qëndruar bashkë për herë të fundit në vitin që ngadalë po e përcjellim, me besim se pas një ‘restarti’ të shkurtër në fillim të vitit të ardhshëm skuadra do të shfaqet edhe më e fortë. 

Sipas planprogramit të hartuar nga stafi teknik, futbollistët u kthehen detyrimeve më 5 janar kur është caktuar grumbullimi i parë për vitin 2020. Si zakonisht ditët e para skuadra do të bëjë testimet e nevojshme dhe faza e parë mendohet të realizohet në Tetovë, ndërsa ajo kryesore do të zhvillohet në Antalia të Turqisë prej 23 janar deri me 8 shkurt, ku do të luhen edhe disa ndeshje kontrolluese përmes së cilave do të ndërtohet loja për gjysmëstinorin pranveror.

Share Now

Related Post