Kuqezinjtë realizojnë grumbullimin e parë në vitin 2022

No image

Sot ka përfunduar pushimi dimëror për lojtarët kuqezi dhe sot është realizuar grumbullimi i parë në vitin 2022, duke filluar kështu me fazën e parë të përgatitjeve dimërore për sezonin pranveror. Në tre ditët e para do të kryhen ekzaminimet mjekësore, ndërsa më pas skuadra do të vijojë me stërvitjet në fushën e gjelbër.

Gjatë periudhës që kuqezinjtë ishin në pushime, klubi ndërpreu bashkëpunimin me tre lojtarë, edhe atë me Alimin, Hebajn dhe Qakën ndërsa në ndërkohë vijojnë bisedimet për përforcimin e ekipit me lojtarë cilësorë, krejt kjo me qëllim të ndërtimit të një skuadre të re që do të shënojë sukseset e rradhës së Shkëndijës.


Pas përfundimit të fazës së parë të përgatitjeve të cilat do të zhvillohen në Tetovë, më 12 janar skuadra do të udhëtojë për në Antalia të Republikës së Turqisë, për të zhvilluar edhe fazën e dytë përgatitore, ku janë caktuar të zhvillohen edhe katër ndeshje kontrolluese.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME