Kuqezinjtë nisin përgatitjet

No image

Futbollistët e Shkëndijës kanë nisur fazën përgatitore për sezonin e ri dhe eliminatoret në UEFA Europa League.

Shkëndija i jep fund pushimit dhe tashmë zyrtarisht shënohet starti i përgatitjeve për sezonin e ri, ku krahas garave vendore, kuqezinjtë për herë të 7 me rradhë dhe të 9-ën në total do të jenë pjesë e Kupave të Europës. Skuadra ka nisur punën nën urdhërat e stafit teknik të drejtuar nga Ernest Gjoka dhe ndihmësit e tij Fatjon Tafaj, Metin Dalip dhe Kushtrim Abdullai.

Pas matjeve fillestare, futbollistët të ndarë në grupe do të vijojnë ekzaminimet mjekësore dhe testimet e zakonshme për këtë fazë, ndërsa paralel me këtë skuadra do të koncentrohet në realizimin e planprogramit të hartuar për këtë fazë përgatitore.

Share Now