Kuqezinjtë nisin përgatitjet verore

No image

Futbollistët e Shkëndijës sot kishin grumbullimin e parë pas pushimit, derisa pas ditëve të para me ekzaminime mjekësore, nga e mërkura do të stërvitemi me intensitet maksimal. 

KF Shkëndija ka filluar përgatitjet verore për sezonin e ri, me stafin teknik dhe kryesinë që kanë vendosur të zhvillojnë fazën përgatitore në Tetovë.

Në grumbullimin e parë munguan disa futbollistë që kanë marrë ditë shtesë pushim nga stafi teknik dhe deri të mërkurën do të jemi të kompletuar, ndërsa me vonesë do të kyçen Reshat Ramadani, Vane Krstevski dhe Fiton Ademi që kanë angazhime me përfaqësuesen U21 të Maqedonisë. 

Sot ekipi zhvilloi një seancë më të lehtë, ditët në vijim janë paraparë matjet dhe ekzaminimet mjekësore, derisa nga dita e mërkurë parashihet të startojmë me intensitet të shtuar me nga dy seanca stërvitore në ditë. Përgatitjet verore do të jenë të ndara në disa faza intensive, të cilat do të përfshijnë aspektet fizike e tekniko taktike, ndërsa parashihen edhe 5 ndeshje kontrolluese me skuadra nga rajoni, kryesisht ekipe që do të luajnë në Kupat e Evropës. Gjithë kjo besohet të përgatisë ekipin në lartësinë e duhur për ndeshjet e raundit të parë eliminator të UEFA Conference League të parapara për gjysmën e dytë të muajit korrik. 

subl

Share Now

Related Post