Kuqezinjtë nesër përballen me polakët e Piast Gliwice

No image

Kuqezinjtë nesër do të luajnë ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve dimërore të cilat skuadra jonë është duke i zhvilluar në Antalia të Turqisë. Ekipi i Piast Gliwice nga Polonia do të jetë testi i dytë për kuqezinjtë, pas barazimit 2:2 me hungarezët e BFC Siofok në ndeshjen e parë miqësore.

Ngjashëm si në ndeshjen e parë, trajneri Bruno Akrapoviq do të ketë mundësinë të inkuadrojë në lojë të gjithë lojtarët të cilët i ka në dispozicion. Me ndeshjen e nesërme përmbyllet një javë e plotë e stërvitjeve intensive, ndërsa deri në përfundim të qëndrimit në Antalia mbeten të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera miqësore.

Ndeshja luhet në ora 13:30 sipas orës tonë lokale dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin zyrtar të Shkëndijës në Youtube.

Detajet e ndeshjes:

E mërkurë, 19 janar 2022
Ndeshje miqësore
Antalia, Turqi
🆚 Piast Gliwice | ⏱ 13:30 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME