“Kuqezinjtë” në qetësi presin finalen

No image

Futbollistët e Shkëndijës sot në Tetovë zhvilluan seancën e fundit stërvitore para finales së Kupës të mërkurën kundër Pelisterit në Strumicë. Menjëherë pas stërvitjes ekipi “kuqezi” udhëtoi drejt qytetit jugor të vendit, ku është vendosur në hotel dhe në qetësi pret takimin e rëndësishëm ku pretendohet mbrojtja e trofeut të Kupës.

Shihni fotogalerinë nga seanca e sotme stërvitore

SKUADRA VENDOSET NË STRUMICË

Pas darkës në hotel stafi teknik mbajti mbledhje te shkurtër me futbollistët duke analizuar kundërshtarin për të mbyllur planin përfundimtar rreth strategjisë me të cilën nesër do të synohet trofeu i dytë i Kupës, në finalen e katërt në historinë e Shkëndijës.