Kuqezinjtë mbyllin fazën e parë, prej nesër në Slloveni

No image

Stafi teknik ka përmbyllur ciklin e parë të planprogramit përgatitorë në Tetovë, ndërsa nga e mërkura ekipi transferohet në Slloveni ku deri më 2 korrik do të zhvillohet faza kryesore e përgatitjeve para eliminatoreve të Champions League.

Shkëndija mbyll sipas planit të paraparë 10-të ditët e para të përgatitjeve verore në Tetovë, në vigjilie të paraqitjes në eliminatoret e Champions League. Pas testimeve dhe matjeve fillestare ekipi në kontuinitet riste ngarkesën në seancat stërvitore. Tanimë në dijeni të emrit të rivalit (The New Saints nga Welsi) për xhiron e parë të kualifikimeve të Champions League, të gjithë në kampin kuqezi me entuziazëm presin fazën kryesore ku kërkohet nivel sa më i mirë i përgatitjes fizike dhe tekniko-taktike. Pas dy sezoneve paraprake kur dy herë resht u prek play offi i UEFA Europa League, Shkëndija kërkon tjetër paraqitje të suksesshme në Europë. Për këtë arsye planprogrami përgatitor në Slloveni përveç seancave të kombinuara stërvitore parasheh zhvillimin e tre ndeshjeve kontrolluese. Stafi teknik në krye me Qatip Osmanin në Slloveni ka marrë gjithsej 27-të futbollistë, duke përfshirë në listë edhe disa lojtarë premtues nga ekipi i shpresave. Shkëndija në Slloveni do të qëndrojë deri më 2 korrik, kur parashihet kthimi në Tetovë ku do të pritet ndeshja e parë me The New Saints.

Lista e lojtarëve që udhëtojnë për në Slloveni:
Kostadin Zahov, Bekim Rexhepi, Saladin Mustafi, Artan Iljazi, Egzon Bejtullai, Mevlan Murati, Arlind Aliti, Mevlan Adili, Konstantin Çeshmexhiev, Besart Ibraimi, Armend Alimi, Bllagoja Todorovski, Ennur Totre, Leard Sadriu , Arbin Zejnullai, Marjan Radeski, Shefit Shefiti, Besmir Bojku, Ensar Luma, Enis Fazlagiç, Izair Emini, Visar Musliu, Remzifaik Selmani , Shqiprim Taipi, Florent Ramadani, Alma Wakili, Stenio Junior.